Metal Nesimi Sh.P.K

Kompania Metal Nesimi është një kompani me 12 vite eksperiencë në fushën e konstruksioneve metalike. Kjo eksperiencë është fituar duke punuar në Europë, kryesisht në Greqi ku është marrë pjesë në ndërtimet e stadiumeve olimpike Athina 2004. Drejtimi i kompanisë me mendje të hapur dhe në mënyrë aktive ka çuar në ndjekjen e politikave të mira të qeverisjes, si dhe në punësimin e personave të kualifikuar. Ne jemi të përkushtuar për të përmbushur standardet më të larta etike dhe profesionale, në harmoni me parimet e qëdrueshmërisë sociale, ekonomike dhe mjedisore. E gjithëkjo arrihet nëpërmjet vëmendjes së vazhdueshme ndaj detajeve dhe një ekipi me përvojë, duke patur gjithmonë si synim klientin e kënaqur. Kompania zotëron të gjitha pajisjet dhe materialet e nevojshme për realizimin e projekteve.

a




Metal Nesimi


Ndërtojmë infrastruktura të qëndrueshme dhe të forta që i rezistojnë kohës, e bëjmë këtë me qëllim që të kemi klientë të kënaqur dhe besnikë.


Contact Us





MISIONI DHE QËLLIMET TONA

Ne ndërmarrim veprime të përditshme drejt përmirësimit të punës sonë, për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me klientët tanë dhe për formimin e një praktike biznesi më të mirë. Ndërtojmë infrastruktura të qëndrueshme dhe të forta që i rezistojnë kohës, e bëjmë këtë me qëllim që të kemi klientë të kënaqur dhe besnikë.
OBJEKTIVAT NDAJ KONSUMATORIT:

  • Klientë të kënaqur;
  • Të kuptojmë nevojat dhe pritshmëritë e klientit;
  • Komunikim sa më i mirë me klientët;
  • Rritja kënaqësisë së klientit;

OBJEKTIVAT ORIENTUAR PROCESIT TË BRENDSHËM:

  •  Të dorëzojmë çdo projekt në kohë;
  •  Përmirësimi i rregullave të shëndetit, sigurisë në punë dhe ruajtjes së mjedisit;
  •  Të përmirësojmë produktivitetin;
  •  Të krijojmë procedura të dokumentuara brenda kompanisë;
  •  Të zhvillojmë aftësitë dhe kompetencat tona;




Disa nga projektet tona kryesore:


Ne kemi një portofol të gjerë projektesh të përfunduara me sukses. Kemi ndërtuar reputacionin tonë me në fokus klientët tanë dhe qasjen pro-aktive ndaj biznesit.


Shiko më shumë